Integrimi
Shqiptari nga Kosova hap një fabrikë në Spreitenbach
Në pjesën idustriale të Spreitenbach AG operojnë një numër i madh i firmave shqiptare, njëra prej tyre është edhe “Skiluft” e Sadi Krasniqit, një afarist i suksesshëm shqiptar me origjinë nga Suhareka e Kosovës.
E veçanta e “Skiluft” është se kjo fabrikë prodhon të gjitha elementet për ventilim dhe klimatizim.
Në të janë të punësuar të gjithë punëtorët shqiptarë. Ata komunikojnë mes veti në gjermanisht dhe shqip.
Kur e pyetëm pse janë të punësuar të gjithë punëtorët shqiptarë, 32-vjeçari thotë të ketë qëllim për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në një kohë krize për të gjetur vende pune, edhe pse të gjithë ishin të rritur dhe të shkolluar në Zvicër.
„Më e rëndësishmja ështe se janë efikas në punën e tyre dhe ne synojmë të mbulojmë me podhimet tona tërë pjesën gjermane të Zvicrës“, shprehet për albinfo.ch. menaxheri i “Skiluft”, Sadi Krasniqi, i cili nuk e kishte menduar se një ditë ai do të vihej në krye të dhjetëra punëtorëve.
Deri tani ai kishte bashkëpunuar me firmat zvicerane, por tani është i hapur edhe me ndërmarrësit shqiptarë që nuk janë, sipas tij, të paktë.
Derisa shumica e firmave shqiptare merren me realizimin e punimeve të ndryshme nëpër Zvicër, “Skiluft” e Sadi Krasniqit merret vetëm me prodhimin dhe furnizimin e firmave në pjesën gjermane të Zvicrës. „Në kohën kur të gjithë kryejnë punë, ne kemi vendosur të prodhojmë dhe të furnizojmë të gjitha firmat e interesuara. Prodhimi të mban më gjatë në treg. Kualiteti dhe fleksibiliteti e sfidon konkurrencën“, tha Krasniqi.
Fabrika “Skiluft” e Sadi Kransiqit merret me prodhimin e të gjitha produkteve të ventilimit dhe të klimatizimit, duke përfshirë të gjitha elementet përcjellëse sipas standardeve të teknologjisë së fundit evropiane.
Fabrika “Sliluft” operon në Spreitenbach që nga viti 2013, ndërsa afaristi me origjinë nga Kosova udhëheq një firmë tjetër të madhe izolimi që nga 2001. Nuk bëhet fjalë për izolim të thjeshtë, por për izolim të firmave industriale në Zvicrën gjermane.
Punëtorët e Sadi Krasniqit përkujdesen për mirëmbajtjen e izolimit në aeroporte, në fabrikën e riciklimit të mbeturinave, në fabrikën e cimentos, letrës etj.
Përveç që ka treguar se me vullnetin e tij dhe vendosmërinë shumëçka mund të arrihet edhe si i huaj, Sadi Krasniqi ka premtuar që përvojën e tij të suksesit do ta bartë së shpejti edhe në Kosovë, prej nga i bashkohet familjes në vitin 1999.
E-Diaspora
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP)...
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane