E-Diaspora

Shqiptari që ndihmoi të lënduarit në Toronto

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç

Mes njerëzve që kanë shkuar për t’i dhënë ndihmë të plagosurve nga sulmi me furgon në Toronto ishte edhe Bes Kondi, shqiptar i cili konsiderohet “hero” nga mediat kanadeze.

Ai rrëfeu për “Toronto Star” se ka lënë zyrën dhe ka vrapuar për të dhënë ndihmën ndaj të plagosurve të cilët ishin të shtrirë në rrugë.

Shqiptari ka rrëfyer edhe fjalët e njërit prej të plagosurve, i cili rënkonte dhe thoshte “çfarë ka ndodhur, çfarë ka ndodhur…?”, shkruajnë mediat shqiptare.

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejtpërdrejt këtu”, ka thënë Kondi.

Toronto u trondit si pasojë e një sulmi me furgon nga i cili mbetën dhjetë të vdekur dhe 15 të plagosur, përcjell albinfo.ch.

Agresori është identifikuar si Alek Minassian 25 vjeç i cili sulmoi me furgon njerëzit duke lënë shumë prej tyre të vdekur.

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç.