E-Diaspora

‘Shqiptari më i urryer’ përsëri në burg

Martin Shkreli tha se do të ofronte 5 mijë dollarë për këdo, që do t’ia shkulte vetëm një fije floku Hillary Clinton, e cila është gruaja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton

Martin Shkreli i cili ka marrë nofkën ‘Shqiptari më i urryer’ do të qëndrojë në burg.

Gjykatësja ka konstatuar se shqiptaro-amerikani kishte shkelur lirinë me kusht. Shqiptari kishte postuar një mesazh në “Facebook”, duke ‘kërcënuar’ ish-kandidatet për presidente, Hillary Clinton, shkruan “New York Post”.

Shkreli kishte postuar se do të ofronte 5 mijë dollarë për këdo, që do t’ia shkulte vetëm një fije floku Hillarys, e cila është gruaja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përcjell albinfo.ch.

34-vjeçari ishte shpallur fajtor fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare të administruara prej tij, megjithatë vendimi përfundimtar pritet të jepet në janar të vitit të ardhshëm.

Edhe pse avokatët kanë thënë se postimi ishte thjesht një satirë, gjykatësja e kësaj çështjeje nuk e ka marr me aq humor.