Bota

Shqiptari vdes në rrethana misterioze

Një shqiptar ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur, kurse shiu kishte fshirë gjurmët

Disa persona të panjohur kanë therur me thikë në Leipzig të Gjermanisë një shqiptar. Ky person ishte vrarë në orën 5:47, duke dalë nga shtëpia, shkruan ‘focus.de’.

Kjo është transmetuar nga ‘MRP’. Disa njerëz e kishin informuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka pasur një konfrontim. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane, përcjellalbinfo.ch.

Polica ka mbyllur zonën përreth vendit të ngjarjes. Por, reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët të fshihen.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje.