E-Diaspora

Shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës së tij në Gjermani

Një burrë 52-vjeçar nga Kosova, ka vrarë gruan e tij dhe të dashurin e vajzës së tij, njofton ‘Blid.de’

Një tragjedi është regjistruar në qytetin e Nurentingenit të Gjermanisë. Një burrë 52-vjeçar nga Kosova, ka vrarë gruan e tij dhe të dashurin e vajzës së tij, njofton ‘Blid.de’, përcjell albinfo.ch.

Siç raportojnë mediat gjermane bëjnë të ditur se para kësaj vrasje të dyfishte kishte probleme në mes burrit dhe gruas së tij, 45-vjeçare.

52-vjeçari ishte larguar nga shtëpia e tij, por u kthye sërish rreth orës 22:30 të shtunën. Vajza ka tentuar që të ndalojë babanë e saj në hyrje të shtëpisë, por ka qenë e kot.

Ai ka hyrë brenda, duke vrarë gruan dhe të dashurin e vajzës.