E-Diaspora

Shqiptari vret ish gruan në Itali

Policia hyri në banesë duke gjetur trupin e gruas në dysheme të mbytur në një pellg gjaku. Burri i saj ndodhej aty pranë, i cili u arrestua menjëherë nga policia

Një grua është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në Casale Monferrato të Italisë. Mediet italiane shkruajnë se mosmarrëveshjet midis tyre lindën pasditen e sotme në apartamentin e burrit në rrugën “Asti 4” dhe shkak janë bërë disa fatura të papaguara dhe një tradhti e supozuar.  Çifti kishte një djalë ndërsa ishte ndarë  prej disa kohësh.

Siç shkruan “La Republica”, Elena Seprodi, 48-vjeç, rumune, bërtiti me sa mundi, kur pa ish-burrin e saj, Kujtim Hasanaj, 49 -vjeç, shqiptar, i cili e ka sulmuar atë me një thikë kuzhine. “Britmat e gruas u dëgjuan deri në rrugë dhe disa agjentë policie vunë re se diçka e tmerrshme po ndodhte në ndërtesë.

Policia hyri në banesë duke gjetur trupin e gruas në dysheme të mbytur në një pellg gjaku. Burri i saj ndodhej aty pranë, i cili u arrestua menjëherë nga policia”, shkruan “La Republica”.