Gruaja
Shqiptarja e vdekur nga zjarri, kishte dashur të mbyste veten
Në këtë pistë çojnë, sipas hetuesve, jo vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular
Gruaja 28 vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg, besohet t`i ketë vënë vet zjarrin objektit. Kështu shkruajnë sot mediat gjermane duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, njofton wdr.de. Sipas tyre, një defekt teknik si shkaktar i zjarrit mund të përjashtohet ashtu si dhe ndonjë veprimi qëllimshëm i personit të tretë.
Shqiptarja 28 vjeçare duket se ka vënë zjarrin me qëllimin për të mbytur veten, transmeton albinfo.ch. Në këtë pistë çojnë, sipas hetuesve, jo vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e azilit në Gjermani. Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës. Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve