Integrimi
Shqiptarja hap klinikën e parë në Winterthur
Në prani të mysafirëve të ftuar zviceranë e shqiptarë, Antigona Kicaj preu të enjten shiritin inaugurues të klinikës së parë në qytetin e Winterthurit.
Klinika Panta-Med ofron shërbime për të gjithë pacientët, pa dallim nacionaliteti, tha 33-vjeçarja Antigona Kica, në ceremoninë e përurimit.
Infermierja shqiptare, e cila kishte kryer të gjitha nivelet e shkollimit të infermierisë në Zvicër, thotë se brezi i parë i emigrantëve po plaket dhe se është bërë nevojë zgjerimi i ofertave të kujdesit shëndetësor për njerëzit e moshuar në qytetin e saj.
Përveç shërbimit ekstern shëndetësor „Spitex“, të cilin po e ofronte për 10 vjet, si zgjidhje e kishte menduar edhe hapjen e një klinike që do t’u dedikohej të huajve, po edhe zviceranëve të moshuar në Winterthur.
Prerjen e shiritit e kanë bërë zëvendëskonsullja e Kosovës në Cyrih, Ajmane Veseli dhe mjeku i ri shqiptar, Bujar Beqiraj, i cili punon në spitalin e Winterthurit.
“Janë bërë 22 vjet që jetoj këtu dhe atë që nuk kemi mundur ta bëjmë ne, po e bëjnë të rinjtë tanë, fëmijët tanë. Për mua është kënaqësi të shoh të rinjtë shqiptarë, mjekë e infermiere, që bëjnë projekte të tilla, e që do t’u shërbejnë jo vetëm zviceranëve, por edhe të komuniteteve të tjera që do të kenë nevojë për shërbime të tilla mjekësore”, tha Ajmane Veseli.
Edhe Havë Shala, aktiviste e njohur shqiptare në Winterthur, e ka përshëndetur hapjen e një klinike në qytetin ku jeton.
Shala tha se një institucion i tillë mund të jetë alterantivë e institucioneve homogjene zvicerane.
Sipas Have Shalës, është bërë nevojë që të kemi më shumë institucione të tilla, e që do t’u dedikohen të moshuarve të gjeneratës së parë, të cilët medojnë ta kalojnë pleqërinë në Zvicër.
“Gjenerata e parë ka jetuar me decenie me shpresën se një ditë do të kthehet, por realiteti po tregon të kundërtën e asaj që është shpresuar. Edhe të moshuarit janë pjesë e kësaj shoqërie dhe nuk kanë pasur mundësinë të integrohen si gjenerata e dytë dhe, pikërisht për këtë arsye ndoshta iu duhen këto institucione që janë alternativë e institucioneve homogjene zvicerane”, ka deklaruar Shala.
Edhe mjeku Dr.med. Bujar Beqiraj, i cili punon në Spitalin e Winterthurit, e ka mirëpritur hapjen e një institucioni të tillë shëndetësor.
“Njerëz të tillë na duhen edhe më shumë. Pas një rrugëtimi të gjatë dhe shumë të mundimshëm, Antigona ia arriti të hapë klinikën “Panta-med” në Winterthur. U uroj punë mbarë pesë zonjave që kanë filluar punën në këtë institucion shëndetësor”, theksoi doktori Bujar Beqiraj.
Antigona ka gjetur përkrahjen edhe të autoriteteve lokale në Winterthur. Përveç mysafirëve të shumtë nga institucione të ndryshme shëndetësore dhe sociale, edhe kryetari i qytetit ka gjetur kohë të marrë pjesë në përurimin e klinikës së shqiptares me prejardhje nga Kosova.
Kjo klinikë gjendet fare pranë qendrës së qytetit dhe stacionit hekurudhor, në rrugën Neuwiesenstrasse 69, në Winterthur.
Antigona Kicaj ka 10 vjet që udhëheq një Spitex privat, që e kishte themeluar në Winterthur, për të mbuluar gjithë kantonin e Cyrihut.
Një portret për rrugën e suksesit të 33-vjeçares me origjinë nga Kosova mund ta lexoni në numrin e ri të revistës albinfo.ch që këto ditë do të jetë në duart e lexuesve.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane