Integrimi

Shqiptarja në krye të manifestimit për integrim

“Projekti shërben për mirëkuptimin dhe integrimin shoqëror të të huajve”, sqaron Jeanette Wyssen-Sopaj

Të dielën e ardhshme, më 23 prill  është dita e aktivitetit të titulluar “Deine-Meine Sprache” (Gjuha jote- e imja). Përmes këtij organizimi, synohet forcimi i mirëkuptimit reciprok në mes të të huajve dhe popullatës vendore, shkruan rro.ch.

Si ndjehesh në një vend ose në një situatë kur i je lënë plotësisht vetes? I pafuqishëm. I frikësuar. I izoluar. Ndjenja të tilla ose të ngjashme përjetojnë shumë të huaj të cilët papritur u duhet të veprojnë në një rreth të ri gjuhësor e kulturor. Dhe jo rrallë pengesat bëhen mure që janë vështirë të kalueshme. Por, ka mundësi edhe ndryshe, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon projekti i iniciuar nga Jeanette Wyssen-Sopaj me titullin “Deine-Meine Sprache” (Gjuha jote- e imja). Bëhet fjalë për një festë takimi ndërkulturor që bëhet në kuadrin e një kampionati të memories.

“Projekti shërben për mirëkuptimin dhe integrimin shoqëror të të huajve”, sqaron Wyssen. Ai duhet të kontribuojë për një kuptim më të mirë dhe sensibilizim të popullatës vendore. “Të huajt dhe vendësit këtë ditë do të luajnë krah për krah. Përmes kësaj ndodh në mënyrë automatike një këmbim kulturash dhe lidhen kontakte të reja sociale”, thotë shqiptarja. “Duhet të një festë takimesh ndërkulturore, pa shikuar prejardhjen, moshën, religjionin apo profesionin. Ne i hedhim pjesëmarrësit në gjendjen ku krijohet një këmbim i natyrshëm i kulturave, mbi baza të barabarta dhe pa pengesa”. Projekti ka mbështetjen, veç tjerash edhe nga deputetja nacionale Viola Amherd.

Pjesëmarrësit më 23 prill në Simplonhalle të Brigut do të ballafaqohen me një gjuhë të huaj për ta- sfida është: ata duhet që, ashtu siç ndodh në lojën “Memory”, të gjejnë sa më tepër çifte fjalësh, përcjell albinfo.ch. “Në këtë mënyrë, vendësit dhe të huajt janë, si të thuash në të njëjtën barkë. Krahas kampionatit Memory, në këtë manifestim do të ketë edhe program muzikor, ofertë të larmishme kulinarike etj.

video:

http://www.rro.ch/cms/naechsten-sonntag-ist-es-so-weit-fuer-deine-meine-sprache-eine-veranstaltung-welche-das-gegenseitige-verstaendnis-zwischen-auslaendern-und-der-einheimischen-bevoelkerung-staerken-will-90546