Sport

Shqiptarja nga Zvicra shpallet kampione e Ballkanit

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik në xhudo

Xhudistja shqiptare nga Zvicra, Loriana Kuka, e cila përfaqëson Kosovën, ka arritur edhe një sukses të madh. Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanit të xhudos, shkruan albinfo.ch.

Medalje të artë ka fituar edhe Distria Krasniqi, kurse medalje të argjendtë fituan Fjolla Kelmendi, Flaka Hoxha dhe Laura Fazliu, derisa medalje të bronztë Akil Gjakova.

Lajmin e ka bërë të ditur përzgjedhësi i Kosovës në xhudo. Ai është shprehur shumë i kënaqur që xhudoja kosovare po rritet dhe emra të rinj po dalin në skenën ndërkombëtare. Ai është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Lorianës dhe Distrias, të cilat të gjitha luftërat i fituan me Ippon.

Ndërkohë, pa medalje mbetën Kushtrim Gashi, Korab Morina dhe Blenard Begu, derisa gjyqtare ishte Linda Cena.