Kultura

Shqiptaro-britanikja, Rita Ora, sedukton edhe mediet zvicerane

"Le Matin" ia kushton Rita Orës disa rreshta me një kritikë shumë shpresëdhënëse

Duke iu referuar lajmit të albinfo.ch për yllin e ri në ngritje në Angli, Rita Ora, e përditshmja “Le Matin” ka nxjerrë po ashtu një lajm me shumë fjalë miradije për artisten e re kosovare në fjalë.

“Biondina e bukur, me nënshkrimin e label-it Jay-Z ‘Roc Nation’, fillon ta bëjë një vend në fronin e të famshmëve dhe të glamurit”, kështu e fillon “Le Matin” përshkrimin për Rita Oran.

Kjo e përditshme vazhdon me fjalët: “Gjatë week-endit, e shoqëruar nga DJ Fresh, ose e “Hot Right Now”, zonjusha nga Prishtina ka arritur të klasifikohet në numrin një të Top listës britanike për singëllin më të mirë. Qä nga java e parë e lansimit, afro 130.000 ekzemplarë janë shitur”.

“Një karrierë që duhet ndjekur për së afërmi dhe, Rihanna: Ruaje vendin? Froni i mbretëreshes është duke u lëkundur”, përfundon “Le Matin”.

Le Matin: http://www.lematin.ch/people/rita-ora-deviendra-grande/story/20748958