Kultura
Shqiptarozvicerania Nelly Haliti, fituese e çmimit kryesor zviceran për arte pamore
Në mesin e 17 të shpërblyerve për arte pamore është edhe shqiptarozvicerania Nelly Haliti, e bija e piktorit të njohur nga Kosova, Jetullah Haliti-Eti
Zyra Federale për Kulturë (BAK) ka ndarë të martën në Bazel çmimet vjetore zvicerane për artet pamore dhe për disenj. Bëhet fjalë për vlerësimin më të lartë që jepet në Zvicër për këto dy drejtime dhe secili shpërblim përmban edhe vlerën në të holla prej 25 mijë frangash.
Në mesin e 17 të shpërblyerve për arte pamore është edhe shqiptarozvicerania Nelly Haliti.
31 vjeçarja Nelly Haliti është e bija e piktorit të njohur nga Kosova, Jetullah Haliti-Eti dhe jeton e krijon në Gjenevë, Zvicër, shkruan albinfo.ch. Ajo ka mbaruar studimet për pikturë dhe masterin në Akademinë Arteve në Gjenevë. Në po këtë qytet Nelly jeton si artiste e lirë dhe hyn në mesin e artistëve më të shquar të gjeneratave të reja në Zvicër.
Instalacionet dhe teatrologjia janë në qendër të krijimtarisë së artistes së re.
Çmimet janë ndarë të martën në kaudrin e aktiviteteve që janë zhvilluar në Javën e Panairit të Arteve, në Bazel. Në po këtë panair janë ekspozuar ehde veprat artistike të artistëve të shpërblyer, pra edhe të Nelly Halitit.
Çmimet janë ndarë nga niveli më i lartë i vendit, nga presidenti federal, Alain Berset, njëherësh ministër në përgjegjësinë e të cilit bie edhe resori i kulturës,
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë