Sport

Shtatë arsyet që tregojnë sa i veçantë është Ronaldo

Ronaldo po synon të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve rresht si dhe të ngrejë trofeun për herë të pestë në karrierë

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është kthyer dhe ka ndihmuar Real Madridin me dy gola për të fituar në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, 3 me 1 ndaj Apoel Nicosias.

Portugezi po synon të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve rresht si dhe të ngrejë trofeun për herë të pestë në karrierë.

“BBC” ka përmbledhur shtatë arsyet që tregojnë përse Ronaldo është futbollist dhe person i veçantë:

  1. Ronaldo është futbollisti i vetëm që ka shënuar më shumë se 100 gola në Ligën e Kampionëve. Gjithsej 107
  2. Ronaldo mund të zhunglojë me gjithçka. Madje edhe me një portokall.
  3. Që nga sezoni 2009/10 ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve se sa ish-skuadra e tij Manchester Unitedi. Ronaldo 92 – United 89.
  4. Ronaldo ka hapur një muze të dedikuar për veten e tij.
  5. Askush s’ka shënuar gola me kokë sa Ronaldo. Ai mban rekordin me 18 gola me kokë në Ligën e Kampionëve.
  6. Ronaldo është i jashtëzakonshëm dhe ai e di këtë. “Jam se më i miri. Jo vetëm sivjet, por gjithmonë”, është fjali që përdor ai për të përshkruar veten.
  7. Portugezi ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve.