Shkurt.ch

Shtatë turko-zviceranë janë ndaluar në Turqi

Turqia i trajton shtetasit e dyfishtë (turko-zviceranët) vetëm si turq, prandaj lejon ndërhyrje nga jashtë vetëm kur dëshiron ajo.

Departamenti Federal për Punë të Jashtme në Zvicër (EDA) ka bërë me dije se shtatë persona me dy shtetësi, turke dhe zvicerane, janë ndaluar nga forcat turke prej 16 korrikut 2016 kur ndodhi edhe Grusht shteti i dështuar. Ata ose janë arrestuar ose janë parandaluar të udhëtojnë në Turqi, shkruan SDA, duke mos bërë publik identitetin e tyre, përcjell albinfo.ch.

Turqia i trajton shtetasit e dyfishtë (turko-zviceranët) vetëm si turq, prandaj lejon ndërhyrje nga jashtë vetëm kur dëshiron ajo.

Javën e ardhshme bëhen dy vjet nga dështimi i Grushtit të shtetit në Turqi dhe në këtë periudhë janë arrestuar rreth 100 mijë persona që mendohen se kanë qenë të lidhur me organizatën e FETÖ. Kjo e fundit akuzohet nga Ankaraja se ka dirigjuar Grushtin e shtetit.