Kosova

“Shteti i ri i Kosovës, një vend në udhëkryq dhe në duar të komandantëve”

Gjatë ecejakeve nëpër rrugët e Prishtinës menjëherë kuptoni që ju nuk jeni më në Europë, por mbase në ndonjë rrugë të Lindjes së Mesme, shkruan faqja “stuff.co.nz” që është përfaqësuesja e gazetës së dytë dhe të tretë më të madhe zelandeze.

Në vijim artikulli me titull “Shteti i ri në udhëkryq” shkruan për strukturën komike të qytetit dhe flet për ezanin e mëngjesit në “mëhallën turke”. Autori i artikullit, Marks Fyers, ka vizituar edhe qytetet tjera të Kosovës, Prizrenin, që e quan qytet “osman” me “kalanë e tij të lashtë” dhe me një pamje që të lë gojëhapur deri te rajoni bjeshkor, Peja, në perëndim. Për Pejën shkruan se është rajoni me shtigjet “më të pëlqyera për ngjitje në Ballkan, me ujë të pastër si kristali që rrjedh nëpër luginat e thella të rajonit malor.”

Krahas Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës, në artikull shkruan edhe për Mitrovicën, që e emërton “të zymtë” dhe shquhet për urën që ndan shqiptarët dhe serbët. “Teknikisht të dy anët janë në luftë dhe përpara pak kohësh u vra lideri serb i veriut të Kosovës”.

Kosova është ndërtuar nga hiri i një lufte të përgjakshme civile e cila e ndau ish-mbretërinë jugosllave në gjashtë shtete, përfshirë edhe vendimin kontrovers për ta ndarë Kosovën nga Serbia, ish-okupatori, ky shtet i është nënshtruar një tregimi kolonial i cili daton 1500 vite më parë deri në mbërritjen e fiseve të para sllave në rajonin e Ballkanit dhe prapëseprapë Kosova është një entitet plotësisht i ri në bazë të së drejtës së vetë fituar, përcjell albinfo.ch.

Banorët e Kosovës janë njerëz mikpritës

Në lidhje me banorët e Kosovës, gazeta shkruan se ata janë të “mrekullueshëm” dhe me një “mikpritje të pakrahasueshme”. Përkundër kësaj, në zemrat e tyre vërehet një pikëllim, për shkak të mos përparimit të vendit.

Media thumbon udhëheqësit shtetërore më të kaluar ushtarake.

“Qeveria e mbushur me plot ish anëtarë të UÇK-së, ia ka venitur çdo shpresë vendit, por një shëtitje nëpër rrugë dhe do ta zbuloni se atje ekzistojnë mundësi të panumërta që presin të shfrytëzohen.”

Ndërsa në fund media zelandeze jep shpresën për ndryshim.

“Sot, Kosova është shtet me 1.9 milion banorë, gjysma e të cilëve janë nën moshën 25 vjeçe. Atje ekziston një ambient rinor, një qetësi e sigurt. Modern, megjithatë antik. Po rindërtohet dhe po lëviz me shpejtësi teksa largohet nga hijet e së kaluarës drejt një të ardhmeje më të ndritur. Derisa shumë njerëz kalojnë andej me veturë, ky vend meriton kohën dhe vëmendjen tuaj. Kosova është shtet buzë ndryshimit, prandaj ka nevojë për vëmendjen tonë për ta arritur atë,” shkruan në fund media zelandeze.