Shkurt.ch

Shtim i madh i vendeve të lira të punës

Kjo rritje në gjithë vendin rezulton të jetë plot 23.6 për qind, sipas statistikës (Swiss Jobs Index) të ndërmarrjes për ndërmjetësim të punës Michael Page

Ndërmarrjet në Zvicër gjatë gjashtë muajve të parë të vitit kanë shpallur dukshëm më shumë vende të lira pune në krahasim me vitin e kaluar.

Kjo rritje në gjithë vendin rezulton të jetë plot 23.6 për qind, njofton srf.ch, duke iu referuar statistikës (Swiss Jobs Index) të ndërmarrjes për ndërmjetësim të punës Michael Page.

Rritjen më të madhe e ka pasur gjatë gjysmës së këtij viti, kërkesa për inxhinierë, specialistë të IT-së si dhe specialistë të fushave si logjistika, farmacia dhe shitja.

Ndërsa shikuar sipas regjioneve, rritjen më të madhe e ka shënuar regjioni i Zvicrës Lindore ndërsa më të voglën ai perëndimor ose rreth liqenit të Gjenevës.