Shkurt.ch

Shtohet numri i dënimeve për automjetet e rënda

Në Zvicër janë shqiptuar 24'464 gjoba, prej të cilave rreth dhjetë mijë për shkak të ngarkesës apo vëllimit të tepërt, disa gjoba të tjera për mosrespektim të kohës së pushimit etj.

Në vitin 2017, policia zvicerane i ka dënuar vozitësit e automjeteve të rënda për arsye të ndryshme: Alkool në timon, ngarkesë të  tejkaluar, apo mosrespektim të kohës së pushimit.

Në të njëjtin vit, në Zvicër janë shqiptuar 24’464 gjoba, prej të cilave rreth dhjetë mijë për shkak të ngarkesës apo vëllimit të tepërt, disa gjoba të tjera për mosrespektim të kohës së pushimit, ndërsa rreth njëqind për shkak të alkoolit.

Nëpër rrugët e Zvicrës është i pranishëm edhe mashtrimi me sistemin e matjes së djegies së gazit dhe vetëm në itinerarin e Gothardit janë regjistruar 113 delikuentë.

Shumica e automjeteve të rënda vijnë me mangësi të shumta. Kjo është shumë e natyrshme pasi speditorët vijnë nga Europa Lindore, ku rroga është nën 400 euro dhe ata përpiqen të kursejnë në material.