Jeta në Zvicër

Shtohet pasuria e miliarderëve të Zvicrës

Njëri nga vendet që ka më së shumti miliarderë është Zvicra. Ata kanë rritur asetet e tyre me 60 miliardë franga gjatë vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Sipas edicionit të fundit revistës afariste në gjuhën gjermane, “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë rritur asetet, shifra që arrijnë në 674 miliardë franga, shkruan “Swissinfo.ch”.

Familja më e pasur në listë mbetet “IKEA Kamprad”, me 48 dhe 49 miliardë dollarë. Derisa babai 91-vjeçar Ingvar është tërhequr në atdheun e vet, Suedi, “Bilanz” raporton se djemtë e tij Pjetër, Jonas dhe Mathias vazhdojnë të drejtojnë biznesin nga Zvicra.

Në vendin e dytë me 28-29 miliardë franga është braziliano-zvicerani, Jorge Lemann.

Familjet Hoffmann dhe Oeri, me pronat e tyre në kompaninë farmaceutike Roche, ishin të tretat më të pasura, me një vlerë prej rreth 24-25 miliardë franga.

Nga më shumë se 2,000 miliarderë që “Forbes” numëron në mbarë botën, çdo i 15-ti person në listë jeton në Zvicër.