Kosova

Shtyhet seanca për të mërkurën

Seanca për demarkacionin i mbajtur sot nuk ka ofruar zgjidhje, andaj është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00, shkruan albinfo.ch.

Kështu votuan 60 deputetë, 30 ishin kundër dhe një abstenim. Gjatë seancës së sotme ka pasur një debat të ashpër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“A bon me ditë breh ku po ju dhemb?”, ka pyetur kryeministri, duke ju referuar kundërshtimit të LDK-së. “Atëherë pse po i mani qytetarët e bllokun?”, ka vazhduar Haradinaj.

Derisa Hoti tentonte të fliste, reagonte Haradinaj, duke i thënë se ta votojnë edhe raportin e Bulliqajt. Hoti tha i vjen turp si kryeministri i drejtohet vendit.

“Kush është patriot e kush tradhtar dihet. Tri vjet e kemi mbajt lëng këtë vend, grupi jonë parlamentar nuk pranon raporte me kauza të rrejshme, jemi pajtuar që ai raport të bashkohet me raporte tjera”, tha ai.