Uncategorized

Shuhet ëndrra e Nati-t, humbje 0 – 1 nga Suedia

Suedia i shuan ëndrrën Zvicrës për të shkruar më tutje. Rezultati 1 me 0 mbetet përfundimtar dhe e çon Suedinë drejt çerekfinales, duke fundosur shpresat e Zvicrës.

Në minutën e 66-të Suedia ka shënuar gol,përmes sulmuesit Emil Forchber g uke e ndryshuar rezultatin në 1 me 0 në favor të tyre.

Në vazhdim lojtarët e Natit kanë bërë përpjekje për të shënuar golin e barazimit por nuk ia kanë dalë.

Pasi nuk ia doli të barazonte, Zvicra në pjesën shtesë, ka rrezikuar të pësojë edhe golin e dytë. Lang e ka penguar këtë duke bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar. Gjyqtari i ka dhënë Lang-ut fillimisht kartonin e kuq, të cilin  pastaj e ka tërhequr dhe ka vendosur për gjuajtje të lirë në favor të Suedisë.