Shkurt.ch

Shuhet një familje e tërë zvicerane në SHBA

Policët që shkuan të kontrollonin, kanë gjetur trupat e katër personave, në mesin e të cilëve, një të një vajzeje 16 vjeçe dhe të një djali 5 vjeç

Tre zviceranë, pjesëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Mapleton në Utah të SHBA-së, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës për agjencinë zvicerane të lajmeve SDA. Ndërkohë, burimet policore lokale bëjnë të ditur edhe për vdekjen e pjesëtarit të katërt të kësaj familjeje, kryefamiljarit, i cili është shtetas amerikan, transmeton albinfo.ch.

Policia ka hyrë në shtëpi pasi që është alarmuar nga fqinjët, të cilët po brengoseshin për faktin se për një kohë të gjatë nuk kishin dëgjuar asgjë për familjen. Policët që shkuan të kontrollonin, kanë gjetur trupat e katër personave, në mesin e të cilëve, një të një vajzeje 16 vjeçe dhe të një djali 5 vjeç.

Që të katër kufomat janë identifikuar si të një familjeje, e cila ishte shpërngulur në Mapleton në korrikun e kaluar, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për një burrë 45 vjeçar, gruan e tij 42 vjeçare dhe dy fëmnijët e tyre të përbashkët, të cilët më parë kishin jetuar në Zvicër