Autotech

Më shumë se 4.500 njerëz vdesin çdo vit për shkak të gazrave të automjeteve

Çdo vit në Evropë janë regjistruar më shumë se 4500 vdekje të parakohshme, si pasojë e shkarkimit të gazrave nga automjetet që përdorin naftë, në bazë të rezultateve të një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Australian, Instituti Norvegjez Meteorologjike dhe Fakulteti Teknik “Chalmers”.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar dje, dy vjet pasi kompania e automobilave “Volkswagen” u akuzua mbi emetimet që shkarkojnë makinat me naftë në SHBA.

Grimca të caktuara të vogla që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut shkaktojnë vdekjen e 425.000 njerëzve në vit për shkak të ndotjes së ajrit në vendet e BE-së.

Shkencëtarët kanë gjetur se vetëm emisionet e tepërta të gazrave të dëmshme nga automjetet me naftë çdo vit shkaktojnë 4.560 vdekje të parakohshme.

Ata thanë se rreziku më i lartë u pa në rajonet ku ka një përqendrim të lartë të automjeteve me naftë, si në pjesën veriore të Italisë.