Maqedonia

Shpresojnë në presionin e Partisë Popullore Evropiane ndaj OBRM-së

“Pa referendum dhe pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, përcjell albinfo.ch.

Qeveria e Maqedonisë kërkon bisedime me opozitën, pasi në rast se kjo e fundit bojkoton referendumin, është vështirë të arrihet kuorum prej 50 përqindësh, shkruan “Der Standard”. Me këtë rast, referendumi do të ishte i pavlefshëm.

Për këtë kryeministri Zoran Zaev kërkon ta bindë opozitaren konservatore OBRM-PDUKM që të mos bojkotojë referendumin dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes së procesit duke i mobilizuar votuesit.

“Pa referendum dhe pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, përcjell albinfo.ch.

Javën e kaluar OBRM-PDUKM bllokoi Komisionin Shtetëror Zgjedhor për mbajtjen e referendumit.

“Shumë shpresojnë që presioni i madh i Partive Popullore Europiane ndaj OBRM-së do të sjellë zbehjen e kërkesave të saj”, përcjell albinfo.ch. “Ka shumë thashetheme se OBRM kërkon amnesti për të votuar referendumin”.

Së fundi janë dënuar me burgim shtatë anëtarë të opozitës, të cilët hynë dhunshëm në Parlamentin maqedonas më 27 prill 2017. E qartë është se edhe Rusia është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Vetë Zaevi akuzoi disa biznesmenë të lidhur me Rusinë se kanë financuar protestuesit për të destabilizuar vendin me shuma nga 13 mijë euro deri në 21 mijë euro.