Sport

Shumë skuadra e duan Gjimshitin

Benevento, Chievo e Crotone janë disa nga skuadrat që duan mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka treguar paraqitje të mira për Avellinon në Serie B, dhe kjo ka bërë që disa skuadra të vihen pas tij, shkruan albinfo.ch.

Ai ishte i huazuar në Avellino nga Atlanta, por nuk pritet të qëndrojë te skuadra zikaltër.

Gjimshiti po kërkohet nga Benevento, skuadër që për herë të parë arriti të hyjë në elitën e futbollit italian.

Por, jo vetëm kaq. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po kërkohet edhe nga Chievo e Crotone, që gjithashtu garojnë në Serie A.