Sport

Shumë skuadra pas mbrojtësit kuqezi

Pas Spalit dhe Freiburgut, pas Ajetit është vënë edhe Benevento që këtë sezon për herë të parë do të luajë në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti do të largohet nga Torino gjatë kësaj vere, raporton albinfo.ch.

 

Pas Spalit dhe Freiburgut, pas Ajetit është vënë edhe Benevento që këtë sezon për herë të parë do të luajë në Serie A.

 

23-vjeçari më parë ka luajtur në Frosinone, derisa në sezonin e fundit nuk kishte shumë hapësira në Torino.

 

Ajeti është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, duke qenë ndër mbrojtësit më të dalluar në vitet e fundit.