Shkurt.ch

Shumë të rinj udhëtojnë pa bileta nëpër Zvicër

Në vitin 2015, 797 të rinj u kapen pa bileta, kështu që në vitin 2016 kishte tashmë 944 raste ose 18 për qind më shumë

Kush kapet tri herë brenda dy vjetëve pa biletë, atëherë ndiqet penalisht. Kjo vlen për shumë të rinj, numri i të cilëve është rritur brenda një viti me 18 për qind.

Ata që shfrytëzojnë trenin ose mjetet e tjera të transportit publik pa pasur biletën përkatëse dënohen me 100 franga për herë të parë, 290 franga për herë të dytë.

Në vitin 2015, 797 të rinj u kapen pa bileta, kështu që në vitin 2016 kishte tashmë 944 raste ose 18 për qind më shumë.
Alexandra Ott Müller, kreu i Departamentit të të rinjve në Zyrën e mbrojtjes së të rinjve në Winterthur, thotë se është në rritje numri i atyre që udhëtojnë pa bileta.