Shkurt.ch

Shumica e zviceranëve kundër centraleve nukleare

Para së gjithash pro iniciativës për braktisje të centraleve atomike do të votonin me shumicë zgjedhësit e majtë dhe ata të gjelbër ndërsa kundër saj janë ithtarët e SVP/UDC-së dhe FDP/PLR-së

Më 27 nëntor populli me të drejtë vote në Zvicër do të vendosë lidhur me iniciativën për braktisje të energjisë së fituar nga centralet atomike. Sipas një sondazhi të realizuar së fundi, iniciativa duket se ka shanse reale për të fituar, shkruan srf.ch. 57 për qind të të anketuarve janë pro, 36 për qind kundër dhe 7% të pavendosur sa i përket braktisjes së energjisë nukleare.

Natyrisht, deri më 27 nëntor ka mundësi që rezultati të ndryshojë por aktualisht e 21 për qind përparësi mund të thuhet se iniciativa e të gjelbërve ka shanse të mira.

Para së gjithash pro kësaj iniciative do të votonin me shumicë zgjedhësit e majtë dhe ata të gjelbër ndërsa kundër saj janë ithtarët e SVP/UDC-së dhe FDP/PLR-së.

Marrë në përgjithësi, te femrat kjo iniciativë ka më shumë mbështetje (63 për qind kundrejt 50% te meshkujt). Ndërsa sipas regjioneve gjuhësore, Romandia (Zvicra frankofone) e voton 64% ndërkohë që ajo gjermane 55% dhe Zvicra italiane 57%.

Iniciativa kërkon që të nxirren nga funksionimi të gjitha centralet atomike kur t`i kenë mbushur 45 vjet punë.