Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
Si dhe pse të votojnë shqiptarët në Zvicër?
Më 20 shtator mbahet një tubim zgjedhor me elektoratin shqiptar në Winterthur dhe rrethinë. Të dielen do të informohen qytetarët se si dhe pse të votojnë në zgjedhjet nacionale të tetorit.
Organizatori i këtij tubimi zgjedhor është politikani i SP-së, Blerim Bunjaku, i cili ka ftuar të gjithë shqiptarët të dielen të marrin pjesë në një ballafaqim me politikanët zviceranë të SP-së.
Bunjaku tha për albinfo.ch se synon t‘i mobilizojë bashkëatdhëtarët për një të ardhme, siç thotë ai, me perspektiva dhe pa paragjykime.
„Për këtë duhet të zgjohen dhe të merren edhe pak me politikë, pasi që kemi drejtë të marrim pjesë në Zvicër. Nuk është Zvicra vend ku nuk vlen vota apo vidhet, por mbrohet me ligj dhe e drejta e secilit me nënshtetësi zvicerane.“, tha Blerim Bunjaku për albinfo.ch
Poltikani me rrënjë shqiptare nga Kosova u ka bërë thirrje bashkëtadhetarëve të tij që të votojnë në zgjedhjeet e tetorit në Zvicër.
„Prandaj është për të miren e secilit që të votojë por më shumë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve“, tha Bunjaku.
Të dielen do të informohen qytetarët se si dhe pse të votojnë në Zvicër.
„Do t‘i bëj bashkë shqiptarët me udhëqësinë e Winterthurit, do të njihen se kush janë kandidatët e partisë Socialdemokrate SP. Partitë janë në atë nivel që na kërkojnë dhe jo e kundërta, prandaj duhet të mobilizohemi dhe të krenohemi sikur çdo zviceran. Janë të ftuar edhe të tjerët jashtë Winterthuri, sepse votimi është gjithkund i njëjtë në Zvicër“, tha Bunjaku.
Tubimi mbahet më 20 shtator, nga ora 10, në Mehrzwegraum7 Singsall, Uneterbriggerstrasse 31, Winterthur
Më shumë informacione për tubimin në Winterthur: Info
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër