Sport

Si Shaqiri e Xhaka me shokë mbetën të ‘ngujuar’ në aeroportin në Belfast?

Arsyeja është se një aeroplan ka pasur një ulje emergjente në aeroportin e këtij vendi. Në të ndodheshin 56 udhëtarë

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka me shokë janë larguar tani nga Irlanda e Veriut, apo me një orë e gjysmë me vonesë, shkruan ‘Blick’.

Në vend se të udhëtonin nga ora 15:55 sipas kohës lokale (16:55 në Zvicër) aeroplani i ekipit të Zvicrës është nisur me 101 minuta me vonesë, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja është se një aeroplan ka pasur një ulje emergjente në aeroportin e këtij vendi. Në të ndodheshin 56 udhëtarë.

Pasi ishte ngritur, pilotët kishin vërejtur se kishte një defekt në pjesën e parë të aeroplanit dhe pavarësisht se për një orë tentuan në ajër të rregullojnë problemin, nuk ia arritën dot, duke kryer një ulje emergjente me dy nga tre rrotat.

Megjithatë, nuk pati të lënduar nga kjo ulje në Belfast të Irlandës së Veriut. Pavarësisht kësaj, futbollistët e Zvicrës kthehen të lumtur, pasi fituan 1:0 si mysafirë dhe tani i mjafton edhe barazimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Bazel nga ora 18:00.