Bota

Si të gjeni një biletë të lirë avioni?

Autoriteti i Aviacionit Civil, përmes një postimi ka dhënë këshilla specifike që duhet të ndjekim për të udhëtuar sa më lirë.
Brenda Evropës:
– Ditët që mund të fluturoni më lirë janë nga e hëna në të enjten.
– Në qoftë se mund të shmangni udhëtimin në fundjavë, sakrifikoni dhe kthehuni të hënën. Bileta do të jetë më e lirë.
– Blini biletën 1.5 muaj deri në 3 javë para, as më herët dhe as më vonë, përcjell albinfo.ch.
– Konsideroni aeroporte alternative, si për shembull, nëse keni si destinacion Kölnin, Gjermani, konsideroni të fluturoni nga Dusseldorfi, pasi taksat e aeroportit janë më të ulëta dhe biletat më të lira.
Jashtë Evropës, drejt SHBA-së:
– Biletat jashtë Evropës janë shumë më shtrenjtë, sepse taksat për fluturimet transoqeanike janë të larta.
P.sh. Evropë-SHBA, 650 dollarë.
– Blini biletën tuaj të paktën 1 muaj deri në 1,5 muaj përpara fluturimit.
– Përpiquni të evitoni fundjavët për ditë nisje apo mbërritje.
-Optimale do të ishte nisja nga e hëna të mërkurën dhe kthimi po ashtu.
– Përpiquni të shihni mundësinë e fluturimit në aeroporte jo shumë të ‘njohur’.
-P.sh për në Paris, jo në aeroportin «Charles De Gaulle», por në “Aeroportin Orly»
“Në qoftë se jeni nisur për turizëm dhe doni të bëni një ndalesë ditore në vendit tuaj të lidhjes, p.sh. Munich, Vienna, Romë, Milano, etj., drejtohuni te shërbimi i klientit të kompanisë tuaj në aeroportin lidhës dhe kërkojuni një fluturim më vonë, e në qoftë se ka vend do t’ju aprovohet kjo kërkesë, shkruan scan-tv.
Kuponi juaj i fluturimit transit është i vlefshëm për 24 orë, pa pagesë shtesë për ndryshime
Interneti i ka bërë shërbimet më të larmishme, ku bën pjesë dhe evitimi i agjencisë.
Nëse blini online biletën, të paktën, taksa e agjencive do t’ju zbritet nga çmimi i biletës, bileta juaj do të kushtojë më lirë.
Nëse keni parasysh këshillat e mësipërme, edhe do të arrini të ‘gjeni’ bileta më të lira!