Bota

Si u festua Shën Valentini në Fshatin Olimpik?

Temperatura në Pyeongchang për Shën Valentin ishte 0 gradë, por olimpistët, stafi dhe vizitorët, ishin shumë në disponim. Një prej operatorëve të medieve, Adam Kiefer, u bë i popullarizuar pasi këndoi gjatë testimit të zërit në një konferencë për media.

Dhe, amerikani prapë e mori mundin të bëjë të njëjtën për nder të Shën Valentinit, në secilën konferencë pas kësaj. Shumica e olimpistëve megjithatë thanë se janë më të përqendruar në garat e tyre, por garuesi nga SHBA-ja, Aaron Blunck, ka premtuar ushqim të shpejtë për secilin nga ekipi i tij në Fshatin Olimpik shkaku i festës, përcjell albinfo.ch. 

Adam Rippon tha se në këtë Valentin është vetëm pse kanadezja Chloe Lapointe pranoi se ka harruar fare se çfarë date ishte. Në Korenë e Jugut, Shën Valentini është një prej 12 ditëve të dashurisë gjatë vitit dhe për secilën ditë tema e festës është e ndryshme.