Shkurt.ch

Sigurimet shëndetësore do të shtrenjtohen për 4 për qind

Shërbimi i krahasimit në internet “Comparis.ch” paralajmëron në vitin 2019 premi më të larta për sigurimin bazë të sigurimeve shëndetësore. Sipas prognozës së tyre, bëhet fjalë për 4 për qind.

Megjithëse të dhënat e faturimit të kompanive të sigurimeve shëndetësore për tremujorin e parë të 2018-ës rezultojnë në një rënie të përfitimeve prej 4.5 për qind krahasuar me vitin paraprak. Kjo jep përshtypjen, sipas “Comparis”, se shpenzimet më në fund janë zbehur, përcjell albinfo.ch.

Por, ky është një gabim. Mjekët dhe spitalet, për shkak të ndërhyrjes së Këshillit Federal janë vonuar me tarifat e tyre. Kostot në rënie ka gjasa të mbizotërojnë në tre tremujorët e tjerë të vitit 2018. Krahasimi ka frikë se ulja e tarifave do të shmanget në një kohë më të gjatë. Shërbimi i referencës i referohet korrigjimit të tarifës së parë të Këshillit Federal të vitit 2014.

Në atë kohë, sigurimi bazë duhet të ishte ruajtur nga korrigjimet e më shumë se 4000 linjave tarifore apo 200 milionë frangave. Korrigjimi ishte bërë në kurriz të specialistëve.