Maqedonia

Sigurimi që shpëtoi Selën, dëshmon në gjykatë

Ai ka thënë se njëri nga sulmuesit kërkonte gjak shqiptari. Ai gjatë seancës ka thënë se e njeh të akuzuarin Aleksandar Janevski të njohur si Tosta

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar seanca për gjykimin e të akuzuarve për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela. Në këtë seancë dëshmin e tij e ka dhënë pjesëtari i sigurimit Abdylfeta Alimi, i cili në gjykatë është sjellë nga paraburgimi.

Ai ka thënë se njëri nga sulmuesit kërkonte gjak shqiptari. Ai gjatë seancës ka thënë se e njeh të akuzuarin Aleksandar Janevski të njohur si Tosta. “Njëri nga dhunuesit kishte hipur mbi karrige dhe mbante maskë. Ai jepte urdhra se kush duhet sulmuar.

Kishte edhe një që kërkonte gjak shqiptari, ai kishte të veshur një bluzë të zezë dhe nuk mbante maskë”, ka thënë ai në dëshminë e tij.