Futboll
Sinan Bytyqi tregon për jetën jashtë fushës së gjelbër
Në një intervistë për Marca, ish-futbollisti tregon jetën e tij të re
Njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar konsiderohej Sinan Bytyqi. Ai ishte pjesë e akademisë së klubit të madh anglez, Manchester City, derisa më vonë u huazua në Holandë.
Por, ai kishte probleme me zemër dhe u detyrua të tërhiqej nga futbolli. Atë e diagnostikuan me një miokardiopati hipertrofike, një sëmundje e zemrës që shkakton zmadhim të një pjese të mureve të muskujve të saj, duke shkaktuar aritmi. I thanë se nëse do të vazhdonte të luante futboll, kishte 4% rrezik vdekjeje. Kështu, Sinan Bytyqi u detyrua të varte këpucët në gozhdë në moshën 22-vjeçare.
Në një intervistë për Marca, ish-futbollisti tregon jetën e tij të re, përcjell albinfo.ch.
“Merrem me lojtarët që Manchester City ka huazuar nëpër botë. Jemi një skuadër prej gjashtë personash dhe detyra ime është ajo e vëzhgimit. Unë i mbështes, i ndihmoj dhe në fund bëj një raport për paraqitjen e tyre në fushë”, thotë Bytyqi.
22-vjeçari ka pasur fatin të jetë për një muaj nën urdhrat e Pep Guardiolës. “Ishte fazë përgatitore dhe kam mësuar më shumë në atë muaj sesa në të gjithë karrierën time. Kur të vinte një pasim, Guardiola të thonte si duhej të ndaloje topin dhe të paraqiste situata të ndryshme loje në varësi të ndalimit të topit. Kjo nuk ndodh me trajnerët e tjerë”, theksoi Bytyqi.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?