Shkurt.ch

“Sion 2026” rrezikohet, shumica e Valis kundër organizimit

Sa u takon partive, SVP dhe SP janë kategorikisht kundër kreditit milionësh, ndërsa partitë e qendrës FDP dhe CVP pjesërisht mbështesin votën “për”. Kjo është pak për t’u arritur numri mbi 50 përqind.

Organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër, gjegjësisht Olimpiada “Sion 2026”, vijon të kundërshtohet nga rreth 60 përqind e zviceranëve, vetëm dy jave e gjysmë nga mbajtja e referendumit, shkruan blick.ch.

Zjarri olimpik rrezikon të shuhet. Qytetarët e Valis nuk ndjehen aspak entuziastë për organizimin e lojërave olimpike në 2026 në Sion të Zvicrës. Sipas anketës më te re 60 përqind e banorëve janë kundër këtij evenimenti dhe kjo lidhet si pasojë e kredimarrjes prej 100 milion frangave, shkruan “RTS”.

Gjithsesi fjalën e fundit banorët do e thonë në referendumin e 10 qershorit.

Mbështetësit e olimpiadës e arsyetojnë mendimin se vota “për” është një “shansë për Valis” dhe se “Sion 2026 është një projekt i duhur dhe një ndër evenimentet më të mëdha sportive në vend.”