Sport

Sioni kërkon Shkëlzen Gashin

Problemi i vetëm mbetet paga e tij, pasi ai fiton një milion dollarë në vit, kurse ka kontratë deri më 2020

Numri i shqiptarëve në skuadrën zvicerane, Sion mund të rritet edhe më shumë. Në këtë skuadër luajnë Ermir Lenjani, Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami, derisa po kërkohet edhe sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, shkruajnë mediat zvicerane.

Trajneri i Sionit është Paolo Tramzzani, i cili e njeh mjaft mirë Gashin, pasi italiani ka qenë ndihmëstrajner në Kombëtaren shqiptare, ku Gashi luajti për disa vjet.

Sioni deri më tani në 11 ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar vetëm 12 pikë, dhe Tramezzani është afër shkarkimit.

Gashi kohët e fundit nuk ka luajtur shumë në skuadrën Colorado Rapids, dhe Sioni e kërkon që në janar, megjithatë, problemi i vetëm mbetet paga e tij, pasi ai fiton një milion dollarë në vit, kurse ka kontratë deri më 2020.