Sport

Sioni pas shumë futbollistëve shqiptarë

Pas Valon Behramit dhe Ermir Lenjanit, Sioni po kërkon edhe mesfushorin shqiptar, Ledian Memushaj

Sioni ka emëruar trajner Paolo Tramezzanin, ish-ndihmëstrajner në Kombëtaren shqiptare, dhe italiani po kërkon disa futbollistë shqiptarë.

Pas Valon Behramit dhe Ermir Lenjanit, Sioni po kërkon edhe mesfushorin shqiptar, Ledian Memushaj.

Memushaj luan për Pescarën që ka rënë në Serie B, dhe mesfushori kuqezi nuk dëshiron që të luajë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Bologna dhe Chievo janë interesuar për Memushajn, kurse së fundi garës i është shtuar edhe Sioni, që ka shumë ambicie në sezonin e ri.