Sport

Sioni shkarkon Tramezzanin

Barazimi 2:2 me Luganon i ka kushtuar shumë trajnerit italian, Paolo Tramezzani. Ai pas kësaj ndeshjeje është shkarkuar nga Sioni, shkruan albinfo.ch.

“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit.

Aventura e Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Ligën e Evropës dhe dy në Kupën e Zvicrës, aktivitete nga të cilat është eliminuar.

Barazimi në shtëpi me ish-skuadrën e tij Luganon, që mban vendin e fundit në renditje, ka qenë goditja fatale për ish-numrin dy të stolit kuqezi në kohën e Gianni De Biasit.