Kosova

Sipas FIFA-s: Ndeshja Kroaci-Kosovë luhet sot në 14:30

Mbrëmë Kosova ishte mysafire e Kroacisë. Loja u ndërpre në minutën e 22-të, dhe rezultati deri atëherë ishte 0-0.

E ndërprerë për shkaka të reshjeve të mëdha të shiut, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, do të luhet sot, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s. Kjo ndeshje e vlefshme për eliminatorët “Rusia 2018” u ndërpre me kërkesën e lojtarëve kroatë, të cilët konstatuan se fusha e futbollit në “Maksimir” të Zagrebit nuk i plotëson kushtet për vazhdim për shkak të shiut dhe fushës plot me ujë.
Mbrëmë Kosova ishte mysafire e Kroacisë. Loja u ndërpre në minutën e 22-të, dhe rezultati deri atëherë ishte 0-0.

Në faqen zyrtare të FIFA-s, thuhet se ndeshja Kroaci – Kosovë do të luhet të dielën më 3 shtator në ora 14:30. Ndërsa Federata kroate e Futbollit ua ka rimburësuar biletat të gjithë tifozëve në tribuna, përfshirë edhe “Dardanët”.