Maqedonia
Sipas sondazheve të IRI-t, Aleanca për Shqiptarët më e fuqishme se BESA
Anketa e fundit e IRI-t lidhur me zgjedhjet lokale në Maqedoni, e nxjerr partinë Aleanca për Shqiptarët më të fuqishme se Lëvizja BESA. Kurse BDI prijnë në nivel vendi
Instituti Republikan Amerikan (IRI) ka publikuar sot një anketë që ka zhvilluar me qytetarët e Maqedonisë lidhur me zgjedhjet lokale të tetorit, dhe sipas këtij sondazhi, partia e Ali Ahmetit (BDI) prijnë në nivel nacional. Kurse sipas IRI-it, sivjet ka shënuar ngritje enorme Aleanca për Shqiptarët e cila pritet t’i fitoj disa nga komunat më të mëdha të shqiptarëve.
Anketa e IRI-t tregon se në Tetovë udhëheqë BDI me kandidaten Teuta Arifin. BDI në këtë qytet ka mbështetjen prej 19 për qind, LSDM 15 për qind, Aleanca 9 për qind, BESA 8 për qind, PDSH 6 për qind dhe VMRO-DPMNE 5 për qind, shkruan Lajm.
Ndërkaq në Gostivar bindshëm udhëheq Aleanca për Shqiptarët, e cila ka kandiduar Arben Taravarin për kryetar komune.
Në këtë qytet Aleanca ka mbështetje prej 21 për qind, kurse BDI vetëm 11 për qind. Parti e tretë në Gostivar, sipas IRI-t është VMRO-DPMNE me 10 për qind, LSDM 9 për qind, BESA 3 për qind dhe PDSH 2 për qind. Në nivel të qytetit të Shkupit udhëheqë VMRO-DPMNE me 23 për qind, LSDM është e dyta me 16 për qind, BDI e treta me 9, BESA me 6 për qind Aleanca 3 dhe PDSH 2 për qind.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër