Shqipëria
Sirianët në Shqipëri nuk duan të kthehen në vendlindje
Amiri, si shumë sirianë që kanë shpëtuar luftës, nuk dëshiron të kthehet më në vendin e tij
Sirianët që i shpëtojnë luftës, e cila po zgjat prej gati 7 vjetësh janë të shpërndarë anë e mbanë botës. Një pjesë e tyre kalojnë nëpër Shqipëri dhe si destinacion kanë vendet e BE-së.
Por rreth 100 sirianë kanë kërkuar azil politik në Shqipëri. Ata nuk duan të kthehen në vendlindje dhe nuk janë informuar mbi zhvillimet e fundit atje.
Më shumë se 100 shtetas sirianë që kanë hyrë në Shqipëri ilegalisht kanë kërkuar azil. Ata janë akomoduar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në Babrru, raporton “TCH”.
Amiri është një 17-vjeçar sirian që ka emigruar së bashku me familjen për t’i shpëtuar luftës në vendin e tij. Ai ka kaluar disa shtete derisa ka mbërritur në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam nga Siria, nga Alepo, fillimisht kemi shkuar në Libi, më pas në Turqi. Nga Turqia në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Këtu gjithçka është mirë, policia është mirë, në Gjirokastër grupe me familje siriane ndihmohen për t’u sjellë këtu me ushqime e gjithçka”, është shprehur Amiri.
17-vjeçari nuk është informuar për zhvillimet më të fundit në Siri, bombardimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj objekteve të armëve kimike. Amiri, si shumë sirianë që kanë shpëtuar luftës, nuk dëshiron të kthehet më në vendin e tij.
Por, në kampin e azilkërkuesve në Babrru i rikonstruktuar së fundmi, qëndrojnë edhe shtetas të huaj të tjerë.
“Kam 3 ditë që kam ardhur në Shqipëri, nga Omani kam shkuar në Arabi Saudite më pas në Turqi dhe më pas kam ardhur në Shqipëri”, shprehet një tjetër azilkërkues.
Çdo ditë në pikat kufitare të Shqipërisë, nga kufiri i gjelbër tentojnë të hyjnë shtetas sirianë, apo nga vende të tjera në konflikt, të cilët synojnë emigrimin në vendet e BE-së për një jetë më të mirë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën