Bota

S’ka më pritje në kufi

Për gati një shekull, udhëtarët është dashur të ndalen në pika kufitare dhe të kenë pasaporta valide për të kaluar kufirin.

Megjithatë, një gjë e tillë mund të ndryshojë shumë shpejt.

Kompania “CLEAR” ka prodhuar shërbimin e sigurisë biometrik. Ky shërbim mund të vendoset në aeroporte, stadiume dhe arena të ndryshme të caktuara. Për të “kaluar” me sukses aty skanohen sytë apo shenjat e gishtave dhe mund të arrini në vendin që dëshironi.

Australia pritet të jetë ndër vendet e para që do të përkrahë një teknologji të tillë “pa prekje”, transmeton Albinfo.ch.

Kompania ka thënë se të dhënat nuk mund të hakohen dhe të jenë lehtësisht të qasshme përpos institucioneve shtetërore.