Kalendari

“Skënderbeu” i Teatrit Shqiptar të Amerikës, në Lucern dhe në Gjenevë

Trupa teatrore e “Teatrit Shqiptar në Amerikë”, e drejtuar nga aktori i njohur Xhevat Limani, gjatë muajit prill të këtij viti do të ketë një turne në disa vende të Evropës me poemën dramatike “Skënderbeu” .

Zvicra, me Lucernin dhe Gjenevën, është njëra ndër ndalesat e turneut të kësaj trupe.

Në Lucern shfaqja në fjalë do të jepet më 13 prill, me fillim në orën 19, në Sentitreff, Baselstrasse 21, 6002 Luzern. Ndërsa në Gjenevë, një ditë më vonë, gjegjësisht më 14 prill me fillim në orën 19.00 në Salle Communale du Mole, Rue du Mole 21, 1201, Geneve.

Përveç në Zvicër, shfaqjet e Teatrit Shqiptar në Amerikë do të jepen edhe në Francë, Austri dhe në Kroaci.