Sport
Skitari nga Kosova e përfundon i 74-ti garën në Zvicër
Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka garuar në disiplinën Super G të Kupës Evropiane, të mbajtur në Wengen të Zvicrës, ku është renditur në vendin e 74-t nga 107 pjesëmarrës, shkruan albinfo.ch.
“Ishte garë vërtetë e vështirë. Fillova i 107-ti, dhe përfundova i 74-ti. Shtegu në Wengen është vërtetë i vështirë dhe pasi ishte gara ime e parë këtë vit, nuk doja të rrezikoja shumë. Kisha shumë rezerva veçanërisht në pjesën e sipërme, ku isha më i ngadaltë. Në pjesën e poshtme isha më i shpejtë”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Skitari nga Kosova shpreson se do të ketë paraqitje edhe më të mira. “E kam marrë garën e sotme më shumë si stërvitje të mirë para Kampionatit Botëror dhe për LOD PyeongChang 2018. Me numrin që kisha (107) nuk kisha asnjë shans për renditje më të mirë, po ashtu shumë garues nuk e mbyllën garën”, shtoi 28-vjeçari, Albin Tahiri.
Ai e ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018” në pesë disiplina.
Në ditët në vijim, skitarët e Kosovës do të marrin pjesë në përgatitje dhe në tri gara që do të mbahen në Iran dhe në Austri.
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit