Futboll
Skuadra e madhe italiane e kërkon Xhakën
Roma ka shfaqur interes për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka
Përkundër se ka vazhduar kontratën me Arsenalin, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të largohet nga skuadra angleze.
Sipas mediave italiane, Roma është e interesuar për Xhakën, madje, drejtori sportiv, Monchi ka biseduar edhe me agjentin e lojtarit, përcjell albinfo.ch.
Ai shihet si zëvendësues për Radja Nainngolan, i cili la kaluar në Inter gjatë kësaj vere.
Xhaka ka kontratë deri në vitin 2023
Ai, madje, e ka vazhduar gjatë kësaj vere, dhe më parë nuk ka shfaqur shenja se dëshiron të largohet.
Por, interesimi i Romës mund t’i ndërrojë mendje, dhe dëshira për të nisur një aventurë të re në një tjetër ligë elitare.
Ai në Arsenal kishte kaluar nga Borussia Moenchengladbach para dy viteve për 40 milionë euro.
Derisa afati kalimtar është ende i hapur, Xhaka ishte titullar në miqësoren e fundit të Arsenalit, të fituar 2:0 ndaj Lazios.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?