Sport

Skuadra italiane kërkon dy yjet shqiptarë të Zvicrës

Skuadra e Bolognas po kërkon rikthimin e Blerim Xhemailit, pas huazimit në Montreal Impact, derisa në skuadrën italiane mund të arrijë edhe Pajtim Kasami, shkruan albinfo.ch.

Mesfushori i Zvicrës, Xhemaili, kishte lënë Bolognën për skuadrën kanadeze, megjithatë, nuk u ambientua si duhet dhe kërkon të kthehet në Evropë.

Transferimi është shumë i realizueshëm, pasi Bologna dhe Montreal Impact, kanë presidentin e njëjtë, biznesmenin Joey Saputo.

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, nëse largohet Simone Verdi në Napoli, te Bologna mund të arrijë edhe mesfushori tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, i cili më herët ka luajtur për Zvicrën.

25-vjeçari është pjesë e Sionit, derisa ka luajtur edhe në Palermo, Olympiacos, Nottingham Forest dhe Fulham