Futboll

Skulptori deçanas që po shënon sukses në Zvicër

Ai njihet si një artist me skulpturat e tij unike të cilat janë të punuara në materialet e ndryshme

Naim Selmonaj me prejardhje nga Deçani është skulptor dhe aktivitetin e tij po e zhvillon në Bernë të Zvicrës.

Ai njihet si një artist me skulpturat e tij unike të cilat janë të punuara në materialet e ndryshme, raporton “KTV”.

Selmonaj jeton dhe punon që 27 vjet si skulptor dhe piktor në Bernë të Zvicrës, ku punimet e tij, sidomos skulpturat, janë të veçantë, me stil të rrallë në Evropë e më gjerë të cilat janë të shpërndara apo vendosura në ambiente publike, institucione dhe vila private, përcjell albinfo.ch.

Naimi ka treguar për ëndrrën e tij, ku në fillim e nisi me pikturë e pastaj skulpturë.

https://www.youtube.com/watch?v=hdg8cNPIPSU