Autotech

Skuteri i veçantë nga Luksemburgu

Ky skuter përdor për fuqi dy pako të ndara të baterisë që i mundësojnë të ecën deri në 250 kilometra bashkë me dy bateritë

Çdo janar, kompanitë teknologjike mblidhen në “Consumer Electronics Show” për të shfaqur produktet më të fundit. Sivjet, aty u panë edhe shumë produkte që lidhen me motoçikletat.

Një nga produktet që mori vëmendjen ishte një skuter nga kompania e Luksemburgut e quajtur Ujet.

Ky skuter përdor për fuqi dy pako të ndara të baterisë që i mundësojnë të ecën deri në 250 kilometra bashkë me dy bateritë. Ai ka vetëm 5.5 kuaj fuqi, ndërsa top shpejtësia e tij është 50 kilometra për orë, transmeton Albinfo.ch.

Ujet vjen me kamera, dy porte për USB dhe lidhje me GPS e Bluetooth. Po ashtu mund të lidhet me telefon për përdorim të WiFi-së për monitorim të baterisë.

Ky skuter do të dalë në shitje gjatë verës me çmim rreth 10 mijë dollarë.