Lajme

Sllovenët, 7800 euro nëse shkojnë ushtarë

Sllovenët, të cilët do të nënshkruajnë një kontratë dhjetëvjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes, do të marrin pesë paga mesatare, ose 7,800 euro.

Sllovenia synon me këtë hap të rrisë interesin për të shkuar në ushtri, transmeton albinfo.ch.

Ushtria sllovene ka 6.955 pjesëtarë, 299 më pak se sa ishte planifikuar.

Arsyeja pse nuk kishte të interesuar në këtë profesion janë pagat më të ulëta se profesionet e tjera. Kufiri i moshës është rritur prej 25 në 27 vjet dhe kontratat janë nënshkruar për pesë apo dhjetë vjet.

Ushtarët marrin paga shtesë nëse marrin pjesë në misione jashtë vendit.