Autotech

Snapchati bën disa ndryshime

Rrjeti social Snapchat ka njoftuar se është në partneritet me “Giphyn” për të shtuar fotografitë-lëvizëse “GIF”.

Sipas lëvizjes së re, përdoruesit mund t’u dërgojnë miqve të tyre tani edhe GIF, që është lëvizje e njëjtë me Instagramin që e bëri këtë kohë më parë.

Snapchati po ashtu ka njoftuar se do të ridizajnojë tabelat për Miqtë dhe Hulumtime, transmeton Albinfo.ch.

Së fundmi, ky rrjet social u kritikua ashpër nga përdoruesit për përditësimin e bisedave individuale duke i përfshirë në një vend me storiet individuale.

Lëvizja u përkrah në një peticion online ku u grumbulluan më shumë se 1.2 milion nënshkrime.